Petrovic: Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm dhe një mundësi e mirë për të zgjidhur problemet e përditshme që kanë qytetarët e Kosovë
Prishtinë, 28 tetor 2011
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në takim Raportuese në Parlamentin Evropian për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek.
Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, veçanërisht për ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës dhe domosdoshmërinë për stabilizimin e situatës.
"Besoj se bashkë me komunitetin ndërkombëtar, do të gjendet një zgjidhje që do ti mënjanoj e veprimet që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe funksionimin e jetës së përditshme” tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.
Lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm dhe një mundësi e mirë për të zgjidhur problemet e përditshme që kanë qytetarët e Kosovës.
Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe znj. Ulrike Lunacek u diskutua gjithashtu edhe për progresin që është shënuar në procesin e decentralizimit si dhe qeverisjen lokale në Kosovë.
Të dyja palët u dakorduan se situata në Veri të Kosovës duhet ti kthehet normalitetit dhe se sundimi i rendit dhe ligjit janë të domosdoshme.