18 tetor 2011
Takimin e parë gjatë vizitës në SHBA, Zëvendëskryeministri Petorvic e zhvilloi me Zëvendës Koordinatoren e Asistencës për Evropën dhe Euro-Azinë, Sandra Clark, në Departamentin e Shtetit në SHBA
18 tetor 2011
Takimin e parë gjatë vizitës në SHBA, Zëvendëskryeministri Petorvic e zhvilloi me Zëvendës Koordinatoren e Asistencës për Evropën dhe Euro-Azinë, Sandra Clark, në Departamentin e Shtetit në SHBA
"Progresin në procesin e decentralzimit nuk e përjeton vetëm poltika kosovare por janë qyetarët e komunave të reja Gracanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh të cilët janë dëshmia më e mirë se si jeta e tyre ka ndryshuar në të mirë e tyre” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Zëvendës Koordinatoren e Asistencës për Evropën dhe Euro-Azinë, Sandra Clark, në Departamentin e Shtetit në SHBA.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Zëvendëskryeminstiri Petrovic pritet do të takohet me Kryetarin Uashingtontonit Vincent C. Gray, Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Lindore, Këshilli Kombëtar i Sigurimit i Shtëpisë së Bardhë, Rick Holtzapple dhe përfaqësues të grupit të komuniteteve të Washington
18 tetor 2011, Washington
Progresi në procesin e decentralizimit, dhe domosdshmëria e mbështetjes së shtetit Amerikan për Kosovën, ishin temat kryesore që u duskutuan mes Zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Slobodan Petrovic me Zëvendës Koordinatoren e Asistencës për Evropën dhe Euro-Azinë, Sandra Clark, në Departamentin e Shtetit në SHBA
Duke prezantuar të arrituar në procesin e decentralizimit në Kosovë, Zëvendëskryeministri Petrovic tha se procesi i Decentralzimit dhe krijimi i komunave të reja, është tregimi më i suksesshëm i institucioneve të Kosovës, dhe e veqanta e këtij rezultati është pjesmarrja dhe besimi që qyetarët i kanë dhënë këtij procesi.
Progresin në procesin e decentralzimit nuk e përjeton vetëm poltika kosovare por janë qyetarët e komunave të reja Gracanicë, Ranillug, Kllokot dhe Partesh të cilët janë dëshmia më e mirë se si jeta e tyre ka ndryshuar në të mirë e tyre” tha Zëvendëskryeminstiri Petrovic gjatë takimit me Zëvendës Koordinatoren e Asistencës për Evropën dhe Euro-Azinë, Sandra Clark, në Departamentin e Shtetit në SHBA.
Znj. Sandra Clark tha se Shtetet e Bahkuara të Amerikës sikurse më parë, e përcjellin me vëmendje të madhe situatën në Kosovë dhe se nëpërmjet prokejteve që veprojnë në Kosovë janë duke e ndihmuar procesin e decentralizimit dhe qeverisjen lokale në shumë drejtime dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Në agjendën zyrtare të vizitës në SHBA, Zëvendëskryeministri Petrovic do të zhvilloje takime me zyrtarët e lartë e zyrave të kongresistëve dhe senatorëve të Kongresit të ShBA, përfaqësues të Misioneve Diplomatike dhe me përfaqësuesit e Grupit të komuniteteve të Washington.
Po ashtu gjatë vizitës në Shtet e Bashkuara të Amerikës, Zëvendëskryeministri Petrovic do të mbajë ligjëratë Universitetin e Kolumbias, Universitetin Arkadia në Filadelfia dhe në Universitetin Johns Hopkins në Washington.