MAPL përkrah E-qeverisjen nëpër Komunat e Kosovës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkëpunim me USAID/Iniciativën për Komuna Demokratike, Ministrinë e Administratës Publike/MAP dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme/MPB, organizuan Konferencën për E-qeverisjen nëpër Komunat e Kosovës.

16 nëntor 2011, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL në bashkëpunim me USAID/Iniciativën për Komuna Demokratike, Ministrinë e Administratës Publike/MAP dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme/MPB, organizuan Konferencën për E-qeverisjen nëpër Komunat e Kosovës.

Qëllimi i Konferencës ishte që të mblidhen së bashku të gjitha palët  e interesuara në procesin e e-Qeverisjes në nivelin komunal dhe për të nxitur bashkëpunimin, dhe përcaktimin e përgjegjësive të komunave në kuadër të strategjisë kombëtarë për E-Qeverisje, si dhe të prezantohen  arriturat e suksesshme të Udhëzimit Administrativ 03/2011,  mbi organizimin dhe funksionimin e Qendrave për shërbim të Qytetarëve nëpër komuna.

Me këtë rast, Ministri Petrovic tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) me qëllim të përmbushjes së objektivave strategjike të saj për ndërtimin e një administrate moderne dhe profesionale, është duke ndërmarr hapa konkret në ngritjen e infrastrukturës  së teknologjisë Informative dhe komunikuese (TIK) në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Duhet të kemi kujdes që të mos e humbim besimin e qytetarit ndaj shërbimeve elektronike, e këtë mund ta arrijmë  në qoftë se i kushtojmë rëndësi të veçantë: Aplikimeve online, procedimit të tyre si dhe zgjidhjen e tyre në formën më të mirë të mundshme” theksoi ministri Petrovic.

Ministri Petrovic tha se e-Qeverisja në komunat e Kosovës lehtëson detyrat dhe obligimet që komunat kanë me qytetarët duke shtuar se MAPL-ja vazhdon ta ketë prioritet përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët që jetojnë në Kosovë.

Në këtë Konferencë ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësues nga USAID-i.