Seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Shtërpcës ,e fundit për këtë vit u mbajt sot në hapësirat e Komunës së Shtërpcës . Seancën Solemne ,në të cilën mori pjesë Zëvëndëskryeministri dhe njëherit Ministri i Administrimit për Pushtet Lokal, Slobodan Petrovic dhe gjithashtu dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Radojica Tomiq, e kryesoi Kryetari i Kuvendit Komunal të Shtërpcës, Predrag Grbiq.
Zëvëndës Kryeministri Slobodan Petrovic në mesazhin e tij dhënë për nder të festave të fund-vitit, drejtuar qytetarëve, këshilltarëve të Komunës së Shtërpcës, theksoi domosdoshmërine e krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin e turizmit në këtë Komunë.
"Jam i bindur se Komuna e Shtërpcës me bukurit e saja natyrore është njëra prej vendeve më atraktive për zhvillim të turizmit.Dua tju siguroj se të punësuarit në këtë Ministri dhe unë vet personalisht që qëndëroj në krye të kësaj Ministrije, do të angazhohemi maksimalisht dhe do të japim kontributin ton në zhvillimin e turizmit, i cili mund të jetë njëri prej faktorëve kyç që do të ndihmoj në zhvillim të kësaj Komune“, ka thënë Zëvëndëskryeministri.
Ministri Petrovic gjithashtu shtoi se Komuna e Shtërpcës ka realizuar rezultate të knaqshme po thuaj se në të gjitha fushat dhe mund të shërbej si një shembull i mirë në ofrimin e shërbimeve sa më cilësdore ndaj qytetarëve të kësaj Komune.
Duke fol për punën e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Ministri Radojica Tomiq vlerësoi se suksesi i kësaj Ministrie qëndron në punën dhe rezultatet e përbashkëta me Ministrinë e Administrimit pë Pushtet Lokal.
“Komuna e Shtërpcës është një shembull I mire i një Komune multietnike. Këtë shembull e keni dhëne Ju ,me mundin dhe punën tuaj ,me përkushtimin tuaj të palodhshëm ”, theksoi Ministri Tomiq, duke iu drejtuar këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Shtërpcës.
Në fund dy Ministrat Petrovic dhe Tomiq uruan festat e fund-vitit të gjithë qytetarëve të kësaj Komune, Komunës së Shtërpcës.