U hap Qendra diagnostike-laboratorike në Graçanicë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, Slobodan Petrovic dhe kryetari I komunës së Graçanices, Bojan Stojanoviq, me prerejen e shiritit në menyre solemne e kane hapur qendren diagnostike-laboratorike në Gracanice .Në solemnitetë kane mare pjese,ministri I punës dhe mbrojtjes sociale, Nenad Rashiq, ministri për kthime dhe komunitete , Radojica Tomiq, kryetari i komunes Shtërpcës , Bratisllav Nikoliq dhe mysafir tjere të nderuar. 

Zëvendeskryeministri, Slobodan Petrovic, ka thënë se Ministria e administrimit të pushtetit lokal do të përkrah çdo herë realizimin e projekteve të tilla që janë në interese të qytetarëve tonë.

“Hapja e qendrës diagnostike-laboratorike është e rendesishme, jo vetëm për komunën e Graçanicës dhe qytetarët e saj, por për të gjithë Kosovën. Ministria e administrimit te pushtetit lokal do të përkrah çdo herë projekte të  tilla që janë në interes të qytetareve tonë ”, ka thëne Zevendëskryeministri.
 
Kryetari i komunes së Graqanices, Bojan Stojanoviq, e ka prezentuar qëndren diagnostike-laboratorike si fryt i punes së përbashkët .
 
“E gjithe kjo është rezultat i përbashket. Ky laboratore është  i randesis se madhe per qytetaret e komunes sonë,sepse nuk do të jene më të detyruar ti vizitojne qytetet e mëdha për berjen e analizave,por do ti bëjne në kete laboratorë”, ka thëne kryetari I komunës së Gracanicës.

Qendra diagnostike-laboratorike do të sherbej që qytetarët e komunes së Graçanices ti bëjne të gjitha analaizat bio-kimike në këte komune,ndersa projektin e ka finansuar komuna e Graçanicës.