Jam Serb dhe nuk kam problem ta them këtë, por kam pasaportën diplomatike të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetësinë e Kosovës.
Jam Serb dhe nuk kam problem ta them këtë, por kam pasaportën diplomatike të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetësinë e Kosovës.
Intervistë
Slobodan Petrovic
Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës
Prishtinë, 14 dhjetor 2011
Slobodan Petrovic, Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës, në një intervistë për “Kurir” thotë që është serb, por me shtetësi kosovare.
A jeni ju Kosovar apo Serb?
– Unë jam serb kosovar dhe nuk kam problem ta them këtë. Kosovar është termin për njerëzit me shtetësi kosovare, ky është përkthimi i fjalëpërfjalshëm nga shqipja dhe nuk është i drejtë.
Çfarë shtetësie keni, çka ju shkruan në pasaport?
– Në pasaportë më shkruan “shtetësi kosovare”, ndërsa rubrikë për shtetësi nuk ka. Pasaportën e kam diplomatike dhe e kam mare sapo kam hyrë në Qeveri.
Çka keni bërë ju konkretisht për serbët në Kosovë?
– Në katër vitet e kaluara kjo Qeveri e Kosovës ka siguruar afër 300 njësi banesore për të rikthyerit dhe familjet me gjendje të vëshirë ekonomike, kemi riparuar disa shkolla, kemi ndërtuar çerdhe, ambulanca, tri qendra klinike spitalore, qendra sportive, infrastrukturën rrugore, kanalizimin, ujësjellësin. Kemi siguruar 3000 vende të punës, kryesisht në administratë dhe ndërmarrjet publike.
Ku gjenden ato banesa për të kthyerit ?
– Më së tepërmi ka në Kosovën Qendrore dhe vetëm në Komunën e Graçanicës janë afër 200 te tilla.
Sa jeni të kënaqur me bisedimet Beograd-Prishtinë?
– Është mirë që bisedimet po vazhdojnë edhe pse implementimi i marrëveshjeve akoma nuk ka filluar. Nuk jemi te barabartë.
Hashim Thaçi po thotë se serbët dhe Shqiptarët janë të barabartë dhe pastaj fëmijëve serbë në shkollën e Osojanit i ndërpritet rryma?
– Nuk i komentoj deklaratat e huaja, por sa i përket ndërprerjes së rrymës duhet të pyetni ata drejtorë të atyre shkollave ku janë paratë të cilat nga Beogradi dërgohen në llogari. Dhe e dyta: serbët dhe shqiptarët nuk janë barazuar në Kosovë, sepse shqiptarë ka 95 %, por ka gjëra që na barazojnë dhe për të cilat çdo ditë po punohet. .