Pas vizitës në Janjevë, Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka vazhduar për në komunën e Kaçanikut, ku është takuar me Kryetarin e kësaj komune, z. Xhabir Zharku.

Gjatë kësaj vizite, e cila ishte e para në këtë komunë për vitin 2012, Zëvendëskryeministri Petrovic premtoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sa bashku me partner vendor dhe ndërkombëtar do të ndihmojnë Komunën e Kaçanikut në projektet që janë më me prioritet dhe që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetë sa më cilësore për qytetarët.
“Ministria jonë do të jetë e hapur 24 orë dhe presim që ju të ofroni projekte konkrete në mënyrë që ne të investojmë aty ku do të përmirësohet jeta e qytetarit”- theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Kryetari i Komunës së Kaçanikut, z. Xhabir Zharku e falënderoi Ministrin Petrovic për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Ministria e Pushtetit Lokal dhe tha se bashkërisht do të investojnë në projekte konkrete për shërbime sa më të mira për qytetarët.