Zëvendëskryeministri I Kosovës dhe njëherësh, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti një grup studentësh nga disa vende evropiane.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic priti një grup studentësh nga disa vende evropiane.
Duke u përgjigjur në pyetje të studentëve Ministri Petrovic ka folur për tema të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha komunitetet në Kosove. Duke cekur procesin e decentralizimit dhe formimin e komunave të reja,si shumë të suksesshëm,
Zëvendës kryeministri ka thëne se procesi i decentralizimit nga ana e Komisionit Evropian është vlerësuar me notën më të lartë, por që nuk do të thotë se nuk ka vend për avancimin e këtij procesi.
Ndërkaq sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ministri Petrovic ka cekur se dialogu është i nevojshëm dhe duhet të vazhdojë.
“Dialogu nuk ka alternativë. Është e nevojshme të vazhdohen bisedimet në mes Beogradit dhe Prishtinës, për përmirësimin e jetës së qytetarëve tonë. Marrëveshjet të cilat do të arrihen duhet të realizohen në terren, sepse nuk guxojnë të ekzistojnë vetëm në letër", ka thënë Zëvendëskryeministri.
Studentët mysafirë janë interesuar për situatën në veri të Kosovës. Ministri Petrovic edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij se deri te zgjedhja e problemit në veri të Kosovës duhet të arrihet në mënyrë paqësore dhe me bisedime, ku do të sigurohet lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, me qëllim të lehtësimit të jetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.