Zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, u takua me Komisionerin Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle.
Ministri Petrovic bisedoi me Komisionerin Evropian për zgjerim, Shtefan Fyle, për integrimet evropiane dhe pozitën e komunitetit serb në Kosovë, komunat e reja dhe për çështjen e veriut të Kosovës.
Duke biseduar lidhur me pozitën e komunitetit serb në Kosovë ministri Petrovic tha se sa i përket zbatimit të procesit të decentralizimit dhe formimit të komunave të reja me shumicë serbe, gjendja është më e mirë, por kjo nuk do të thotë se duhet ndalur me kaq, por duhet të punohet ende në avancimin e këtij procesi.
Zëvendëskryeministri dhe Komisioneri Evropian për zgjerim u pajtuan se duhet sa ma shpejt të zgjidhet çështja e veriut, të sigurohet liria e lëvizjes dhe qarkullimit të mallrave me qëllim të përmirësimit dhe lehtësimit të jetës së qytetarëve të Kosovës.