Zëvendëskryeministri Petrovic u prit në Lubjanë nga Presidenti i Republikës së Sllovenisë z. Danilo Turk

Presidenti Danilo Turk ofron mbështetjen e Sllovenisë për zhvillimet politike në Kosovë 

 
Presidenti Danilo Turk ofron mbështetjen e Sllovenisë për zhvillimet politike në Kosovë 

15 maj 2012, Lubjanë
 
Ne po përcjellim me vëmendje të veçantë  zhvillimet politike  në Kosovë, posaçërisht situatën në Veri të Mitrovicës, tha sot Presidenti i Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk, gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëherit  Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic.

Gjithashtu Presidenti i  Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk, gjatë takimit me  Zëvendëskryeministrin  Slobodan Petrovic ofroi mbështetjen e Sllovenisë për zhvillimet politike në Kosovë. 

Proceset politike në Kosovë, posaçërisht hapat që kanë ndërmarr institucionet e Kosovës në stabilizimin e situatës në Veri, zhvillimin ekonomik dhe realizmin e agjendës së integrimeve evropiane, ishin pjesë kryesore e diskutimit mes Presidentit tw Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk dhe Zëvendëskryeministrit të Kosovës, z. Slobodan Petrovic.

“Stabilizimi i situatës në Veri dhe plotësimi i kritereve për integrim evropian vazhdon të mbetet prioritet i institucioneve të Kosovës” tha Zëvendëskryeministri Petrovic gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Sllovenisë  z. Danilo Turk.

Gjithashtu Zëvendëskryeministri Petrovic e falënderoi Presidentin Slloven z. Danilo Turk për kontributin që ka dhënë Sllovenia për Kosovën në të gjitha drejtimet e posaçërisht në fushën e qeverisjes lokale.

Pas takimit me presidentin z. Danilo Turk, Zëvendëskryeministri Petrovic, u prit në takim edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë Boris Pahor.

Në orët e mbrëmjes Zëvendëskryeministri Petrovic, do të ketë  një darkë pune me Ministrin e Drejtësisë dhe Shërbimeve Publike z. Senko Plicanik.