Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, po qëndron për vizitë zyrtare ne Mal të Zi ku po merr pjesë në Konferencën për Evropë Juglindore zhvillon takime me përfaqësues të lartë të Malit të Zi. Në kuadër të kësaj vizite, sot Zëvendëskryeministri Petrovic sot u prit në takim nga Kryeministri i Malit të Zi, z. Igor Luksic.
Në takimin me Kryeministrin Igor Luksic,Zëvendëskryeministri Petrovic prezantoi të progresin e arritur ne Kosovë, me theks të veçantë për procesin e decentralizmit, zhvillimin ekonomik të vendit si dhe bashkëpunimin ndërkufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Zëvendëskryeministri Petrovic, tha se përveç shumë proceseve tjera të rëndësishme, prioritet I institucioneve të Kosovës mbetet zbatimi I procesit të decentralizmit në Veri të Mitrovicës.
Në këtë drejtim Zëvendëskryeministri Petrovic, theksoi se në vazhdën e përkushtimit të qeverisë ndaj pjesës veriore të Kosovës, Qeveria e Kosovës Themelimit të Zyrës Administrative në Mitrovicën e Veriut, nëpërmjet së cilës qeveria synon të nxisë qytetarët e veriut të marrin pjesë në qeverisjen e tyre, të jetojnë në një mjedis të zhvilluar ekonomik dhe në një shoqëri demokratike.
Iniciativat e institucioneve të Kosovës për njohjen dhe përfshirën e komuniteti Malazez në Kushtetutë të Kosovës, u mirëprit dhe u vlerësua lart nga Kryeministri z. Igor Luksic, si një veprim demokratik i ndërmarr nga politika kosovare, ndërsa u paralajmërua një vizitë e shpejtë e liderëve politikë të Malit të Zi në Kosovë.
Në orët e mbrëmjes Zëvendëskryeministri Petrovic, pritet të takohet me Presidentin e Malit të Zi, z. Igor Luksic