Ministria e shërbimeve publike ne ditën e shërbyesve civil ka organizuar për të tretën herë me radhë Konferencën Ndërkombëtare me titull “Forcimi i kapaciteteve të administratës publike“.
22 qershor 2012, Prishtinë
Ministria e shërbimeve publike ne ditën e shërbyesve civil ka organizuar për të tretën herë me radhë Konferencën Ndërkombëtare me titull “Forcimi i kapaciteteve të administratës publike“.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar dhe Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Minuistër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, kanë ndarë certifikata për zyrtarët të cilat kanë treguar angazhim më të madh gjatë vitit 2012.
Gjatë fjalimit, Zëvendësryeministri Slobodan Petrovic, ka thënë se Ministria e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare kanë identifikuar kapacitetet e administratave komunale dhe kanë hartuar programin konkret për trajnimin e zyrtarëve komunal.
“Dje në bashkëpunim me institutin e administratës publike me ndihmën e donatorëve është mbajtur seria e trajnimeve e cila lidhet me funksionimin efikas të vetëqeverisjes lokale, ofrimit të shërbimeve publike, promovimit të të drejtave të njeriut dhe komuniteteve si dhe pyetje të tjera që flasin për drejtimin e financave publike dhe pasurinë komunale”, ka thënë Zëvendëskryeministri.
Ministri Petrovic ka thënë se kjo rrugë kërkon vullnetin politik, punë dhe profesionalizëm.
“Në shumë fusha kemi arritur të ndërtojmë kapacitetet e duhura, por mbetet shumë të punohet në atë drejtim”, ka thëne ministri Petrovic.