Në këtë takim, mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, i cili gjatë fjalimit shpalosi sfidat e dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian dhe takimet e Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit (DPSA), si dhe implementimin e veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE), me të cilat ka qenë e obliguar t’i përmbushë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
03 korrik 2012, Prishtinë
Nën organizimin e Zyrës së presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, është organizuar për herë të dytë Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane.
Në këtë takim, mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, i cili gjatë fjalimit shpalosi sfidat e dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropian dhe takimet e Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit (DPSA), si dhe implementimin e veprimeve të parapara në Planin e Veprimit për Partneritet Evropian (PVPE), me të cilat ka qenë e obliguar t’i përmbushë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Një ndër pikat që është diskutuar dhe është kërkuar që të realizohet nga MAPL në Raportin e Progresit 2011 dhe takimet Sektoriale të Dialogut të procesit të Stabilizim Asocimit është Miratimi i Ligjit të amendamentuar për shpërndarjen dhe shkëmbimin e pronave të paluajtshme të komunave, andaj në mënyrë të rregullimit sa më mirë të kësaj çështje MAPL me datën 16.03.2012, ka miratuar Udhëzimin Administrativ 2012/02, Për zbatimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe pronës së paluajtshme komunale përcaktimin e procedurave për të drejtën e përdorimit të tokës komunale – ka theksuar Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërkaq sa i përket Planit të veprimit për Partneritet Evropian, Ministri Petrovic ka folur për vazhdimin e procesit të decentralizimit, me theks të veçantë për themelimin e Mitrovicës Veriore.
“Në këtë këtë kontekst Qeveria e Republikës së Kosovës me propozimin e MAPL-së, me datë 23.05.2012 ka marrë vendimin nr.0175 Për themelimin e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore -tha Ministri Petrovic.
Po ashtu, në këtë takim Ministri Petrovic theksoi rolin e MAPL-së në Procesin e liberalizimit të vizave dhe obligimet që kjo Ministri ka realizuar në kuadër të Strategjisë për integrimin e personave të riatdhesuar.
Në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, morën pjesë edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ministrat Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të institucioneve e anëtarë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane.