Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot u takua me Presidentin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
31 gusht 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic sot u takua me Presidentin e Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Në këtë takim, Zëvendëskryeministri tha se njoftoi Presidentin e Shqipërisë, Z. Nishani, për arritjen e procesit në decentralizim dhe kërkoi ndihmë nga Presidenti i Shqipërisë, në qëllimet e mëtutjeshme sidomos në procesin e bisedimeve Prishtinë Beograd, si një ndër sfidat ta kryesore të vendit.
“Me siguri që njëra nga sfidat që na pret është edhe dialogu Prishtinë-Beograd, andaj unë i bëj apel Presidentit të Shqipërisë që në kuadër të mundësive të tij, të ndikojë që ky dialog të bëhet në interes të qytetarëve, respektivisht rezultatet e këtyre bisedimeve të jenë shumë më të mira se deri tani. Shpresoj se bashkëpunimi ynë do të jetë edhe në te ardhmen në nivelin më të lartë të mundshëm”, theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ndërkohë Presidenti Nishani çmoi lartë kontributin personal të Zëvendëskryeministri Petrovic dhe tha:
“Në këtë takim gjeta rastin të shpreh vlerësimet mia për kontributin personal të z. Petrovic dhe partisë së tij, një kontribut ky që shkon në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, kombësisë serbe por edhe të çdo qytetari tjetër” .
Presidenti i Shqipërisë po ashtu vlerësoi lart arritjet e fundit në Kosovë duke veçuar si rastin e fundit edhe heqjen e Pavarësisë mbikëqyrur dhe tha se e ardhmja e Kosovës është një ardhme e shkëlqyer dhe ju përket të gjithë qytetarëve të saj.