Konkluzionet e Konferencës : “Konferenca e III-të vjetore ndërkombëtare mbi vetëqeverisjen lokale”
Konferenca e III-të vjetore ndërkombëtare mbi vetëqeverisjen locale
Konkluzionet e Konferencës
Implementimi i rekomandimeve te Bashkimit Evropian si kusht në procesin e integrimeve evropiane
Adaptimi me legjislacionin e brendshëm i praktikave të avancuara në fushën e vetëqeverisjes lokale të shteteve te BE-së, duke i kushtuar rëndësi të veçantë cilësisë së shërbimeve komunale dhe qëndrueshmërisë financiare;
Bartja e kompetencave në nivelin komunal bazuar në parimin e subsidiaritetit të kartës evropiane për vetëqeverisje lokale, duke garantuar dhe ruajtur cilësinë e shërbimeve dhe lehtësuar qytetarëve qasjen në këto shërbime;
Ngritja e përformancës komunale në ofrimin e shërbimeve administrative përmes aplikimit të metodave të qeverisjes elektronike;
Promovimi i bashkëpunimit komunal ndërkombëtar përmes marrëveshjeve formale të binjakëzimit në fushën administrative, profesionale dhe teknike;
Ushtrimi i kompetencave komunale përmes bashkëpunimit ndër komunal që ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e shërbimeve komunale dhe kosto me të ulët financiare të shpenzimeve;
Nxitja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin vendimmarrës duke shtuar kualitetin e politikave lokale dhe identifikuar nevojat e qytetarëve;
Definimi i numrit të komunave paraqet sfidë të madhe për vendet pjesëmarrëse në konferencë dhe ky numër duhet të jetë e bazuar në kritere të përcaktuara qartë në mënyrë që të ofroj më shumë për komunat dhe qytetaret në aspektin organizativ dhe financiar dhe po ashtu të ruaj zhvillimin e gjithëmbarshëm nacional për të shmangur divergjencat e thella në zhvillimin ekonomik regjional;
Përgatitja e planeve të integruara si metoda bashkëkohore të veprimit duhet të stimulohen për faktin se ato ofrojnë një vizion të qëndrueshëm dhe të sigurt të zhvillimit afatmesëm e gjithanshëm;
Komunat duhet të forcojnë përpjekjet për ngritjen e shkallës së inkasimit të hyrave vetanake dhe të përfshijnë qytetarët në procesin e vendimmarrjes;
Të forcohet përvoja e organizimit të Panaireve të shërbimeve administrative dhe publike komunale në nivelin lokal duke provuar që këto panaire të marrin karakter ndërkombëtar si mundësi për promovuar vlerat e diversitetit dhe krijuar ura të bashkëpunimit ndër komunal.
Prishtinë, më 15 shtator 2012