Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë në Konferencën “Veprimet e përbashkëta drejt zbatimit të Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (2009-2015)”.
23 tetor 2012, Prishtinë

Kjo konferencë e përbashkët, organizuar nga Zyra e Kryeministrit dhe partnerët e saj vendor dhe ndërkombëtar, pati për qëllim adresimin e rekomandimeve për gjetjen e mënyrave më të mira për harmonizimin dhe bashkërendimin e veprimeve nga Qeveria dhe partnerët e saj për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
Në konferencë po ashtu është shpalosur procesi për identifikimin e aktiviteteve prioritare të Planit të Veprimit dhe zhvillimin e një kornize të monitorimit.