Në kuadër të agjendës së rregullt të vizitave në komuna, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka qëndruar në komunën e Mitrovicës dhe Podujevës. 17 mars 2011
Në kuadër të agjendës së rregullt të vizitave në komuna, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sllobodan Petroviq ka qëndruar në komunën e Mitrovicës dhe Podujevës.
Gjatë takimit me kryetarin e Mitrovicës, Zv/kryeministri Petroviq ka theksuar përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme për këtë komunë nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, enkas në projektet që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve të kësaj komune.
"Do të bashkëpunojmë në mënyrë që të implementojmë projektet që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të këtushëm”, ka thënë zëvendëskryeministri Petroviq.
Në anën tjetër kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati premtoi bashkëpunim të mëtutjeshëm.
Zëvendëskryeministri Petroviq gjatë vizitës së tij në Mitrovicë ka qëndruar edhe në zyrën e Mapl-së në këtë komunë si dhe është takuar me Ekipin Përgatitor Komunal.