Zëvëndëskryeministri i Kosovës, dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic, vizitoi sot komunën e Parteshit /Pasjan, me rastin e inagurimit të sallës sportive.
05 nëntor 2012
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal Slobodan Petrovic, vizitoi sot komunën e Parteshit /Pasjan, me rastin e inagurimit të sallës sportive.
Së bashku me kryetarin e komunës z.Nenad Cvetković si dhe drejtorin e shkollës në Pasjan z. Goran Jancić, Ministri Petrovic bëri hapjen e objektit të ri të ndërtuar në këtë komunë.
"Do të doja të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë projekt, Qeverinë e Kosovës, Komunën e Parteshit , drejtorin e shkollës në Pasjan, sidomos ata të cilët do të përdorin këtë sallë, më të vegjlit tanë, me dëshirën që nga kjo sallë të dalin, si njerëz të mirë, natyrisht edhe si atletë që do të përfaqësojnë komunën në dritën më të mirë. Ky është një tjetër projekt që do të motivojë të rinjtë të qëndrojnë në vendlindjen e tyre“- theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Ky projekt është financuar nga Qeveria e Kosovës me 60 mijë 598 euro dhe Komuna e Parteshit -Pasjan me 9 mijë e 800 euro.