Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në hapjen solemne të sallës së rinovuar të Kuvendit Komunal në Shtërpcë.
13 nëntor 2012
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, mori pjesë sot në hapjen solemne të sallës së rinovuar të Kuvendit Komunal në Shtërpcë.
Me këtë rast ministri Petrovic tha:
”Kam kënaqësinë t’ ju përshëndes dhe t’ ju falënderoj për pjesëmarrje. Me këtë investim puna në kuvend do të jetë më efikase, do të rritet transparenca e saj sepse mediet tashmë kanë mundësinë të ndjekin seancat e kuvendit në kushte më të përshtatshme. Misioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është në përkrahjen e punës së komunave me anë të koordinimit, ngritjes së kapaciteteve dhe e tërë kjo bëhet me qëllim që të ofrojmë shërbime sa më të mira për qytetarët.”
Në inaugurimin e sotëm përveç Ministrit Petrovic mori pjesë edhe ambasadorja amerikane në Kosovë , Tracey ann Jakobson, si dhe kryetari i komunës së Shtërpcës, z. Bratislav Nikolić, Ministri për Komunitete dheKkthim, z. Radojica Tomić, Kristofer Edvards, zëvendësdrejtor i misionit të USAID-it ,si dhe zonja Ginka Kapitanova, drejtoreshë e programit USAID/DEMI .