Gjatë këtij Kongresi, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic do të prezantojë të arriturat dhe sfidat ne administratën publike në Kosovë si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Turqisë dhe përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse në Kongres.
"Kongresi i shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore"
Gjatë këtij Kongresi, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic do të prezantojë të arriturat dhe sfidat ne administratën publike në Kosovë si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Turqisë dhe përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse në Kongres
19 nëntor 2012, Prishtinë
Me ftesë të autoriteteve të Tuqisë, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic, nesër më 20 nëntor 2012, do të udhëtoj për vizitë zyrtare në Turqi ku do të marr pjesë në "Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore".
"Kongresi i shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" organizohet ne Stamboll me qëllim të diskutimeve të përbashkëta për problemet e administratës dhe sigurisë me pjesëmarrjen e Përfaqësuesve të Shteteve të ndryshme që ndajnë kulturën e përbashkët administrative nga 38 vende të cilat gjenden në një afërsi gjeografike.
Rritja e shkëmbimit të përvojës profesionale mes administratorëve publik dhe Përfaqësuesve të Shteteve është njëra nga qëllimet e këtij kongresi si dhe trajtimi i çështjeve kritike siç janë Menaxhimi i çështjes së sigurisë, menaxhimi i fatkeqësive, Ndihma Sociale, menaxhimi i ngjarjeve shoqërore, migracioni, refugjatët dhe të drejtat e njeriut.
Gjatë këtij Kongresi, Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic do të prezantojë të arriturat dhe sfidat ne administratën publike në Kosovë si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Turqisë dhe përfaqësues nga vendet pjesëmarrëse në Kongres.
Në "Kongresin e shteteve territoriale të Euro-Azisë, Lindjes së Afërt dhe Vendeve të Afrikës Veriore" do të marrin pjesë përfaqësues nga 33 vende përfshirë Azinë, vendet e lindjes se Afërme si dhe përfaqësues nga Evropa dhe Ballkani.