Në kuadër të zbatimit të projekteve për komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic morri pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Partesh me rastin e zbatimit të projektit për ndarjen e pajisjeve bujqësore për komunat Gjilan dhe Partesh.
26 nëntor 2012, Prishtinë
Në kuadër të zbatimit të projekteve për komunat e Kosovës, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic morri pjesë në ceremoninë e organizuar sot në Partesh me rastin e zbatimit të projektit për ndarjen e pajisje bujqësore për komunat Gjilan dhe Partesh.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic tha se MAPL mbetet e përkushtuar për mbështetjen e komunave në zhvillimin e projekteve në interes për komunat dhe qytetarët.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Kryetari i Komunës së Parteshit z. Nenad Cvetkocic dhe Nazmi Rapuca, Drejtor i Departamentit për Bujqësi në Komunën e Gjilanit.
Projekti për furnizim me Motokultivator, rimorkio , freze dhe pompa spërkatëse për 12 bujqit më të suksesshëm të komunave Gjilan dhe Partesh ka për qëllim avancimin e komunave në fushën e zhvillimit ndër-komunal në zbatimin e projekteve të përbashkëta
Prioritet i këtij projekti, financuar nga fondi i MAPL-së për Zhvillim Ekonomik Rajonal 2012, është që t’ua mundësojë komunave të zhvillojnë më tutje rolin e tyre udhëheqës në përmirësimin e zhvillimit ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës.