Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe lideri i partisë liberale (SLS) Slobodan Petrovic ka deklaruar se lirimi i Ramush Haradinajt nuk e ka befasuar dhe pret inkuadrimin e tij në jetën politike të Kosovës, gjë që do të inkurajojë edhe dialogun Prishtinë-Beograd.
Burimi : Tanjug, Blic

Petrovic nuk deshi të komentojë gjykimin e Tribunalit të Hagës, por theksoi se kthimi i Haradinajt në Kosovë, gjithsesi do të shkaktojë ndryshime në spektrin politik“.
Sipas fjalëve të tij kjo ka të bëjë me dialogun Beograd-Prishtinë.
“Dua të besoj se në këtë proces do të kemi një dinamikë më të madhe dhe se do të arrihet deri te realizimi i marrëveshjeve, e që është themeli i të gjitha marrëveshjeve të ardhshme, ka thënë Petrovic, Tanjugut, duke shtuar se kjo është në interes të komunitetit serb /tha për KiM, për Serbinë, Kosovën dhe tërë regjionin.