Zëvëndëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic së bashku me Ministrin për Komunitete dhe Kthim, z. Radojica Tomic, vizituan sot familjen Savic në Suhodoll të Komunës së Lipjanit, me qëllim të dorëzimit të ndihmave.
15 dhjetor 2012, Prishtinë

“Familja Savic nuk është e vetmja familje në Kosovë e cila jeton në kushte të vështira. Para së gjithash, si njeri e mandej si Ministër angazhohem në ofrimin e ndihmës familjeve të prekura . MAPL, së bashku me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Qeverinë e Kosovës, i kanë siguruar kësaj familjeje gjërat më se të domosdoshme (dru për ngrohje, prodhime ushqimore , prodhime të higjienës, lavatriçe) dhe ndihma jonë nuk do të ndalojë me kaq“ – është shprehur Zëvendëskryeministri Petrovic.
Familja Savic është pafundësisht mirënjohëse, duke shtuar se është një numër i vogël i atyre njerëzve të cilëve ju bie ndërmend për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë dhe për këtë arsye ka shprehur mirënjohje të madhe për vizitën e sotme si dhe ndihmën konkrete që ka marrë.