Me ftesën e Zyrës së UN Habitat në Kosovë, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal z. Ivan Todosijevic, ka marrë pjesë në Seminarin e Programimit në Ohër ku është biseduar për nxitjen e zhvillimit gjithëpërfshirës dhe menaxhim të sukseshëm në veri të Kosovës për periudhën 2017-2020.
Qëllimi i punëtorisë ka qenë diskutimi rreth mundësive të zhvillimit të mëtutjeshëm në aspektin e prioriteteve të marra nga vlerësimet që janë bërë në komunat e Mitrovicës Veriore, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe konfirmimit të përkushtimit trevjeçar në kuadër të kornizës së „Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës“ dhe aktiviteteve të ndërlidhura.
Ministri Todosijevic në fillim të seminarit ka shprehur falenderimin me rastin e organizimit të Seminarit të Programimit dhe mundësitë të barabarta të bisedimit për çështjet me rëndësi për funksionimin e administratës në komunat me shumicë serbe dhe hapat konkrete që duhet të merren me qëllim të përmisimit të jetës së qytetarëve.
“Pjesëmarrja e komunitetit Serb në zgjedhjet lokale gjatë viteve ka filluar të rritet. Ky aspekt pozitiv ka fuqizuar demokracinë lokale dhe ka bërë që komuniteti Serb në Kosovë të jetë pjesë e ndryshimeve dhe të garantojë një të ardhme të sigurtë për komunitetitn Serb. Bashkëjetesa dhe solidariteti janë dy vlera për zhvillim të shoqërisë pa të cilët nuk mund të paramendohen zhvillimet në aspektin politik, social, ekonomik dhe kulturor”, ka theksuar ministri Todosijevic ne fjalimin e tij.
Po ashtu ministri Todosijevic ka theksuar edhe përpjekjet e MAPL-së, në krye të së cilës është edhe ministri, ka orientuar aktivitetet e saja në drejtim të përkrahjes për komunat në Kosovë, me qëllim të ofrimit të kushteve më të mira për jetën e gjithë qytetarëve.
Kjo punëtori është organizuar në kudaër të Programit gjithëpërshirës të cilin e zbaton UN Habitat financuar nga Agjencioni zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim (Sida).