Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, sot ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike.
Hapja e takimit të Këshillit të Ministrave u bë nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në cilësi të Kryetarit të Këshillit , Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së Rozafa Ukimeraj dhe të pranishëm tjerë.
Në takim është diskutuar për përkrahjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike, zbatimin e obligimeve të Qeverisë ndaj Agjendës për Reforma Evropiane si dhe progresit për realizimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike.