30 mars 2018, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me organizatën “Demokraci Plus” në mbështetje të projektit të USAID/Partneriteti për Zhvillim (USAID/PFD), më datën 29 dhe 30 Mars ka mbajtur trajnimin e radhës për hartimin e akteve normative në nivel lokal.
Qëllimi i këtij trajnimi është rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve në procesin e hartimit të akteve normative të komunës, duke përfshirë të gjitha fazat e hartimit të akteve normative si: hartimi, konsultimi i brendshëm i autoriteteve lokale dhe konsultimi me publikun, vlerësimi i ndikimit financiar i aktit të propozuar dhe procesi i monitorimit të zbatimit.
Në këtë punëtori nga niveli lokal pjesëmarrës janë përfaqësuesit e komunave: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Hani Elezit dhe Shtërpcë.