Bashkëpunimi ndër komunal dhe komunal ndërkombëtar

20 prill 2018, Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope (OSBE)  organizuan takimin e radhës  për bashkëpunimin ndër komunal dhe komunal ndërkombëtar me Komunat Mitrovicë Jugore dhe Vushtrri.

Në takimin për bashkëpunimin ndër-komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar, u prezantua pakoja ligjore që rregullon fushën e bashkëpunimit ndër komunal ndërsa morën pjesë Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, shefat e kabineteve të Kryetarëve të Komunave dhe zyrtarët ligjor në komuna.