06.06.2018
Divizioni për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në kuadër të Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave, me datë 6 Qershor 2018, ka mbajtur takimin e katërt (4) me grupin punues për plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 00/2018 për funksionimin e qendrave për shërbim të qytetarëve në komuna.
Takimi është hapur nga Kryesuesja e Grupit punues znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit, e cila i ka njoftuar të pranishmit lidhur me procesin e mëtutjeshëm për plotësim ndryshimin e këtij udhëzimi dhe njoftoje se në bashkëpunim me projektet që përkrahin Ministrinë dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, të organizohen konsultimet publike për të marr inputet nga komunat, përkatësisht nga zyrtarët që shërbejnë në qendrat për shërbim të qytetarëve në komuna.