Dje, me datë 11 Qershor 2018, është vendosur gurë themeli për fillimin e punëve në pikën e re të përbashkët kufitare në Stançiç – Bellanoc. Ky projekt ka vlerën rreth 1 milion euro dhe realizohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA I 2007 – 2013, ku bartës të programit janë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Maqedoni, Enver Hoxhaj, Zëvendës kryeministër i Kosovës dhe Bujar Osmani, Zëvendës kryeministër i Maqedonisë.
Realizimi i këtij projekti strategjik ka një rëndësi të veçantë për rajonin për shkak se lidh dy vendet, kështu duke siguruar kufij efikas dhe të sigurt, duke kontribuar në zhvillimin social dhe ekonomik në zonën kufitare, si dhe duke përfshirë rritjen e ndërveprimit lokal “njerëzit me njerëzit”.