23 Gusht 2018, Prishtinë
Qendra Burimore për Persona të Zhdukur në bashkëpunim dhe mbështetje të Ambasadës Zvicerane në Kosovë në kuadër të projektit ” Mbështetje për shoqatat e familjeve me persona të zhdukur në Kosovë për themelimin e të drejtave të familjeve të zhdukura ” ka organizuar takime me komunat në Kosovë, ku kanë bërë vlerësimin e gjendjes së kapaciteteve në komuna për zyrtarët të cilët merren me çështjet e personave të zhdukur. Me këtë rast, koordinatorët e qendrës burimore multi-etnike Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunovic sot janë takuar me Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Ivan Todosijevic për të biseduar dhe konsultuar për gjendjen që e kanë vërejtur në terren.
Përfaqësuesit e kësaj qendre kanë kërkuar ndihmë për një qasje sa më të lehtë tek familjet me persona të zhdukur nga institucionet lokale për ushtrimin e të drejtave të tyre me theks tek familjet serbe që janë të zhvendosura. Ministri Todosijevic ka theksuar se çështja e personave të zhdukur është një çështje shumë e ndjeshme dhe e dhimbshme jo vetëm për familjet e personave të zhdukur por për tërë shoqërinë. Todosijevic ka theksuar mbështetjen e Ministrisë në krye të së cilës është, dhe u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve por edhe Institucioneve që merren me këtë çështje që të jenë në nivel sa më profesional të punojnë me shumë kujdes dhe përkushtim.
Fati i të zhdukurve mund të zgjidhet vetëm me punë të përbashkët dhe angazhim të të gjitha institucioneve dhe individëve, u tha në takim.