MAPL dhe Komunat, mbështetur nga SDC/DEMOS mbajnë punëtorinë e përbashkët për finalizimin e pakos së Udhëzimeve Administrative për Transparencën Komunale

Prevallë, 19 Tetor 2018

MAPL në mbështetje të projektit DEMOS kanë filluar punëtorinë tre ditore për finalizimin e 4 projekt-akteve në fushën e vetëqeverisjes lokale, që kanë për qëllim avancimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse dhe rritjen e transparencës së punës së organeve komunale.

Punëtoria është hapur nga drejtori i projektit DEMOS z. Norbert Piljs dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj.

Në ditën e parë të punëtorisë është diskutuar drafti i U.A për standardet minimale të konsultimit publik në komuna.

Me këtë rast, përfaqësuesit komunal nga zyrat për informim, zyrat ligjore dhe kuvendet e komunave; dhe përfaqësuesit e MAPL-së të mbështetur nga ekspertiza e projektit SDC/DEMOS, kanë diskutuar dhe paraqitur komentet përfundimtare në draftin e Udhëzimit Administrativ.