Sekretarja Ukimeraj pjesëmarrëse në sallonin e së martës me temë “Një vit nga zgjedhjet lokale: Premtimet kundrejt përmbushjeve?’’

24 tetor 2018, Prishtinë

Me datë 23 Tetor 2018, Demokracia në Zhvillim ( D4D) ka organizuar sallonin e së martës me temë “Një vit nga zgjedhjet lokale: Premtimet kundrejt përmbushjeve?’’. Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, në hapjen e sallonit ka folur për të arriturat dhe hapat pozitiv që janë evidentuar, duke filluar nga zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovës, veçanërisht për nivelin e lartë të kulturës sa i përket organizimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje.

Po ashtu, hap pozitiv i shënuar është edhe sa i përket konstituimit të organeve të vetëqeverisjes lokale, ku në të gjitha komunat betimi i të zgjedhurve është bërë me kohë duke respektuar afatet ligjore. Gjithashtu, hap pozitiv është edhe barazia gjinore, kështu duke pasur përfaqësim gjinor më të mirë në komuna, si dhe krahas kësaj është shënuar një përmirësim në përfaqësimin e grave në pozita menaxheriale.