Mbahet punëtoria për finalizimin e Projekt Rregullores për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun

7 – 9 nëntor 2018, Tiranë,

Zyra për Komunikim Publik e Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me projektin “Mbështetje të Zhvillimit të Politikave”, financuar nga SIDA dhe zbatuar nga PAi, organizuan punëtorinë tre ditore të grupit punues qeveritar për finalizimin e Projekt Rregullores për Shërbimin e Komunikimit Qeveritar me Publikun.

Me këtë rast, anëtarët e grupit punues zhvilluan diskutimet dhe trajtuan komentet e pranuara nga komunat, shoqëria civile dhe mediat, si dhe harmonizuan parimet e përgjithshme të shërbimit të komunikimit qeveritar me publikun në funksion të transparencës dhe llogaridhënies.