Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin OSCE, ka organizuar tryezën “Zbatimi në praktikë i Rregullores së MF-4/2017 mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve”.
Në këtë tryezë u prezantua zbatimi në praktikë i kësaj Rregulloreje, pas realizimit të pesë (5) punëtorive regjionale, organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Me këtë rast, Venera Çerkini, Drejtoreshë e Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, prezantoi para të pranishmëve, rekomandimet për zbatimin në praktikë të Rregullore së MF 04/2017, mbi kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve”.
Në tryezë ishin të pranishëm, Përfaqësues nga OSBE, nga Ministria e Financave, nga Zyra Kombëtare e Auditimit, MAPL, UNDP dhe Drejtorë/zyrtarë të Buxhetit dhe Financave, nga Komunat e Republikës së Kosovës.