Delegacioni i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kanë realizuar takimet me përfaqësuesit e qyteteve Norwalk dhe Johnston, si dhe kanë vizituar Gardën Kombëtare të IOWA-s.
Gjatë këtyre takimeve janë diskutuar iniciativat dhe projektet konkrete që parashihen të realizohen në fushat si: zhvillimi ekonomik lokal, siguria, arsimi, punësimi, shëndetësia dhe kultura.
Delegacioni i MAPL-së në qytetin e Norwalk është pritur nga kryetari i qytetit Tom Phillips, në qytetin e Johnston nga menaxheri i qytetit, shefi i departamentit të policisë Dennis McDaniel, ndërkaq në Gardën Kombëtare janë pritur nga Majori Michael Wunn dhe po ashtu janë takuar edhe me Adjutant Gjeneral Stephen E. Osborn. Përveç këtyre takimeve, delegacioni i MAPL-së është takuar edhe me Adjutant Gjeneral Timothy Orr.