19 prill 2019, Prishtinë
Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Adrijana Hodžić, uroi Pashkët të gjithë personaliteteve kishtare, klerikët dhe qytetarët e Kosovës që këtë festë e festojnë sipas Kalendarit Gregorian.
Në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe në emrin tim, me rastin e një feste të madhe të krishterë, po dërgoj urimet më të sinqerta. „Shpresoj që në kohën që vjen, duke respektuar traditën dhe vlerat shpirtërore, do të gjejmë forcën për të kapërcyer të gjitha vështirësitë, dhe se shpirti i tolerancës dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të mbizotërojë në çdo jetë “, tha znj. Adrijana Hodžić me një shënim urimi.
Znj. Hodžić i uroi të gjithë besimtarëve që të kalojnë ditët e pushimeve në paqe, dhe shëndet frymor me besim në një të ardhme më të mirë.