Me 8 Maj 2019, në qytetin e Gjakovës është mbajtur vizita e parë monitoruese për projektin e financuara nga Thirrja e parë në kuadër të IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar 2014-2020 të financuara nga Bashkimi Evropian.
Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit së bashku me strukturat operative të programit: Zyra për Integrim Evropian pran Zyrës së Kryeministrit të Malit të Zi dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës me 8 maj 2019 ishin për vizitë monitoruese në Gjakovë për tu njohur me fillimin e implementimit të projektit “Të bashkuar kundër ndotjes – BKN” që implementohet nga Komuna e Gjakovës si liderë e projektit dhe organizatat partnere: Let’s do it Peja, Komuna e Petnjicës në Mal të Zi dhe Qendra për Zhvillim Rajonal nga Rozhaja e Malit të Zi.
Vizita monitoruese është mbajtur nga Sanja Todoroviq, Udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Gazmir Raci, zyrtar i projektit në Zyrën Antenë të Programit në Prishtinë, Fatmire Berisha, zyrtare koordinuese për BNK në MAPL, Gojarta Blakaj, UD Udhëheqëse e Trupës Kontrolluese në MAPL, Arlinda Koshi po ashtu nga Trupa Kontrolluese në MAPL, si dhe Petar Bellada nga SPT.