Ministrja Adrijana Hodžić ka pritur në takim deputeten e Parlamentit të Kosovës Mimoza Kusari – Lilën me të cilën diskutoi për tema të ndryshme të aktualitetit në Kosovë.
Ministrja Hodžić e falënderoi deputeten Kusari – Lila për angazhimin e saj në jetën politike dhe publike, për të dërguar para proceset dhe veçanërisht në avancimin e legjislacionit të Kosovës, me fokus në sferën e zhvillimit ekonomik.
Deputetja Kusari – Lila e uroj Ministren Hodžić në marrjen e detyrës së re dhe theksoi se fuqizimi i bashkëpunimit dhe trajtimi i temave me interes për vendin, janë elementet kryesore që na mundësojnë të kemi një rrugëtim të qartë dhe prosperues, duke vënë në priroritet komunat, si bartëse kryesore të ofrimit të shërbimeve për qytetarët dhe përmirësimit të jetesës së tyre.
Ministrja Hodžić dhe Deputetja Kusari – Lila u pajtuan që komunikimi duhet të vazhdoj edhe në të ardhmen me qëllim që bashkërisht të ofrojmë sigurinë dhe përkrahjen e nevojshme për komunat e Kosovës.