Prishtinë, 06 qershor 2019
Dje, Zëvendësministri i MAPL-së, z.Beqir Fejzullahu, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit, me temë “ Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm – e drejtë dhe përgjegjësi kushtetuese”.
Duke vlerësuar rolin dhe rëndësinë e kësaj teme, përgjegjësia dhe angazhmi i të gjithëve, e në veçanti i institucioneve, për mbrojtjen e mjedisit është e drejtë kushtetuese dhe çështje thelbësore për respektimin e së drejtës së qytetarëve për mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe për zhvillim të qëndrueshëm.
Avokati i Popullit, Auditori i Përgjithshëm, përfaqësuesit e legjislativit, të ekzekutivit dhe të shoqërisë civile diskutuan për gjendjen, veprimet dhe për sfidat në drejtim të mbrojtjes së mjedisit në vend, si dhe për masat që duhet të ndërmirren për zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit dhë të Zyrës Kombëtare të Auditimit.