MAPL dhe OSBE organizojnë punëtorinë lidhur me diskutimin e sistemit për raportim dhe monitorim online dhe për modulin e mekanizmave lokal për komunitete

25 qershor 2019, Pejë

 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në mbështetje të OSBE-së mban punëtorinë lidhur me diskutimin rreth sistemit të monitorimit dhe raportimit online, si dhe diskutimin për modulin e mekanizmave lokal për komunitete. Gjatë punëtorisë u prezantuan të arriturat e MAPL-së për periudhën Janar – Mars 2019, cilësia e raportimit në MAPL, platforma online, mekanizmat për pjesëmarrje të komuniteteve, të drejtat e njeriut, komunitetet dhe sfondi i barazisë gjinore, monitorimi i komunave dhe shqyrtimi i ligjshmërisë, si dhe aktivitetet nga agjenda evropiane.