Ministrja Hodžić ka vazhduar vizitat e punës në komunat: Istog, Deçan dhe Klinë

Prishtinë, 18 korrik 2019 

Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić ka vazhduar vizitat e punës në komunat e Kosovës: Istog, Deçan dhe Klinë, ku në këto takime është pritur nga kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e tjerë komunal.

Në këto takime, Ministrja Hodžić pati rastin të njoftohet për së afërmi nga kryetart e komunave lidhur me sfidat dhe nevojat prioritare që kanë këto komuna.

Ministrja Hodžić konfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e saj për t’i mbështetur komunat në nevojat e tyre, në kontekst të realizimit sa më të mirë të obligimeve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve kualitative dhe në kohë reale për qytetarët e vendit, si dhe në drejtim të përmirësimit të jetesës së tyre.