Në ditën e 3-të të Festivalit Ndërkombëtar të filmit “Dokufest” i cili po mbahet në Prizren, ka marrë pjesë Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić, me ç’rast ju adresua të pranishmëve, duke theksuar se “Shumëgjuhësia është një vlerë, prandaj si e tillë duhet të kultivohet dhe në vend se të jetë një element ndasie ndërmjet komuniteteve dhe diversitetit të shoqërisë sonë duhet ta përdorim si një “vegël” që na ofron më afër njëri tjetrit dhe na mundëson që të tejkalojmë sfidat e shfaqura, si rezultat i situatës së krijuar nga viti 1999. Që mosbesimin ta zëvendësojmë me besim, intolerancën me bashkëjetesë, keqkuptimin me mirëkuptim, në mënyrë që dallimet në traditat tona të bëhen forca jonë, e jo dobësia jonë.
Ajo që po e them në fakt, është një mision njerëzor, moral, por në të njëjtën kohë, është beteja e të gjithë neve për të krijuar kushte themelore në drejtim të ndërtimit të një të ardhmeje të orientuar nga bashkëjetesa. Para së gjithash, besoj se të gjithë duam një të ardhme të ndritshme për brezat e ardhshëm dhe kjo është arsyeja pse kontributi ynë është në të njëjtën kohë angazhimi ynë”.
Edicioni i 18-të i Festivalit Ndërkombëtar të filmit “Dokufest” do të zgjasë deri të dielen, ku përgjatë gjithë këtyre 9-të ditëve, do të shfaqen mbi 280 filma, prej tyre mbi 100 filma do të garojnë në 6 kategori.