Prishtinë, 7 nëntor 2019
Ministrja e MAPL-së znj. Adrijana Hodžić ka pritur në takim Sekretaret e Përgjithshëm, përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues të EULEX për të diskutuar lidhur me adresimin e rekomandimeve të auditorit të jashtëm, sa i përket procesit të integrimit të zyrtarëve përkatës, në Ministritë e linjës. Në takim janë diskutuar aktivitetet e përbashkëta dhe bashkërendimi ndër-institucional, duke përfshirë edhe strukturat komunale, në lidhje me përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja ndërkombëtare, po ashtu procesin e angazhimit, trajnimit dhe akomodimit të këtyre zyrtarëve.
Ministrja e Administrimit të Pushtetit lokal, konfirmoi përkrahjen e MAPL-së në rolin e fasilitatorit në mënyrë që të adresohen rekomandimet e auditorit të përgjithshëm për të gjitha institucionet relevante.