Në kuadër të fushatës vetëdijesuese një mujore “MOS HESHT, BËJ DIÇKA, NDAL TRAFIKIMIN ME NJERËZ“, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përfaqësuar nga znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Njeriut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës z. Bajram Nuhiu, Përgjegjës i Sektorit për Planifikim dhe Zhvillim – Departamenti i Hetimeve në nivel shteti, bashkë me pjesëtaret tjerë të sektorit për Parandalimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe të drogave, kanë marrë pjesë në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Kamenicë, me rendin e ditës “Siguria, dukuritë negative dhe Trafikimi i Qenieve Njerëzore”, të kryesuar nga Kryetari i Komunës z. Qëndron Kastrati.
Takimi është organizuar nga Koordinatorja e NJKDNJ-se, njehërit Kryetare e Këshillit të Prindërve në Nivel të Regjionit të Gjilanit z. Nazmije Demolli Kastrati, në koordinim dhe bashkëpunim me Kryetarin e Komunës z. Kastrati.