Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga projekti DEMOS, sot ka mbajtur takim me koordinatorët komunal për performancë, përfaqësues të shoqërisë civile nga GAP dhe BIRN, si dhe përfaqësues të Institutit Pedagogjik të Kosovës, për të validuar propozimet për rishikimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale.
Në këtë takim janë trajtuar propozimet e dala në përmbyllje të procesit për rishikim të këtij sistemi, duke u fokusuar në indikatorët ekzistues të performancës komunale, me vështrim të veçantë fushat e reja siç janë: arsimi parauniversitar, shërbimet primare shëndetësore, zhvillimi ekonomik lokal dhe barazia gjinore.
Takimi do të vazhdoj për të finalizuar listën e indikatorëve të propozuar për grantin e performancës, për të paraqitur sfidat e deritanishme lidhur me saktësinë e të dhënave të raportuara nga komunat, si dhe metodologjinë e verifikimit të të dhënave në të ardhmen.