Konferencë Ndërkombëtare mbi Trafikimin e Fëmijëve me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Prishtinë, 26 nëntor 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit lokal, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Trafikimin e Fëmijëve, me rastin e 60 vjetorit të Deklaratës së të Drejtave të Fëmijëve dhe 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.

Rrjeti Euro-Mesdhetar për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, përbëhet nga më shumë se 13 Caritas, në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, ku kanë organizuar një program për ndarjen e shqetësimeve të trafikimit të qenieve njerëzorë. Ky program synon të rris efektin e Caritasëve në parandalimin edhe luftimin e trafikimit në rajonin euro-mesdhetar si dhe të rris ndërgjegjësimin për këtë fenomen.

Fillimisht në Konferencën e organizuar nga Caritas Kosova u shfaqë Filmi “RRUGA”, i cili film trajton temën e dy viktimave të trafikimit dhe jetën e tyre të kontrolluar nga trafikantët, pastaj u prezantua origjina, objektivat dhe ndikimi i projektit Euro-Mesdhetar, veprimet e përbashkëta mbi parandalimin dhe luftën kundër trafikimit me njerëz përgjatë 9 viteve, trafikimi i fëmijëve në kontekstin e migrimit, trafikimi në zonat e konfliktit, trafikimi i fëmijëve në punë të detyrueshme, trafikimi i fëmijës dhe martesat e detyrueshme, të cilat tema u prezantuan nga Caritas Kosova, Don Viktor Sopi, Caritas Francez, Geneviève Colas dhe ideatorja e rrjeti, anëtare e COATNET/Caritasit Internacionalis, Caritas Mona, Sylvia Eid, Caritasi Shqiptar, Lorela Marku, Caritas Lebanon, Noha Roukoss, Caritas Jordanez, Nesreen Dababneh zyrtare e programit për migracionin.

Pjesëmarrës në Konferencë ishin përfaqësues nga Institucionet qeveritare, dhe ato komunale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara- Departamenti i Drejtësisë, OJQ vendore dhe ndërkombëtare etj.