Mbahet punëtoria e përbashkët ndërmjet MAPL-së dhe OSBE-së

Me datë 21.02.2020, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur punëtorinë e përbashkët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve, koordinimit të procesit të vlerësimit të ligjshmërisë së akteve përmes platformës elektronike, sfidat e shfaqura, procesin e konsultimeve publike, si dhe ofrimin e përgjigjeve në ankesa.