Prishtinë, 3 Mars 2020
Ministrja e MAPL znj. Emilija Redžepi mori pjesë në publikimin e raportit “Transparometri 2019”, që është realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe NGO Aktiv në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale’’, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë.
Në fjalën e saj para të pranishmëve znj. Redžepi vlerësoj angazhimin e KDI-së për publikimin e indeksit të transparencës dhe llogaridhënies së komunave. Përveç se me interes për komunat, të dhënat e këtij raporti japin mundësinë e krahasimit të tyre me të dhënat zyrtare të MAPL-së, për të reflektuar objektivitetin e matjes dhe validitetin e të dhënave.
Po ashtu Ministrja e MAPL-së nënvizoi projektet e MAPL-së përmes së cilave janë krijuar kushte për të ndikuar në nivelin e transparencës komunale siç janë: Udhëzimi Administrativ për standardet minimale, monitorimi i punës së kuvendeve të komunave, Projektimi i një sistemi të ri indikatorësh të koncentruar veçanërisht në transparencës komunale në sistemin e menaxhimit të performancës dhe forumi i përbashkët për qeverisje lokale ndërmjet MAPL-së dhe shoqërisë civile.
Në këtë takim pjesë të panelit ishin: Nicholas Abbott, Ambasadori Britanik në Prishtinë, Ismet Kryeziu, Drejtor Ekzekutiv, KDI, Caleb Waugh Udhëheqës i Seksionit për Politikë, NGO AKTIV.