Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi priti në takim znj. Ulrika Richardson- Koordinatore e Zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë

Prishtinë, 3 mars 2020

Ministrja e MAPL-së znj. Emilija Redžepi ka pritur në takim znj. Ulrika Richardson ku kanë diskutuar për promovimin e të drejtave dhe rolit të gruas shoqërinë tonë.

Në takim ministrja e MAPL-së rinkonfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe gatishmërinë e MAPL-së për të përkrahur aspekte të ndryshme të respektimit të barazisë gjinore, përmes projekteve të bashkëpunimit me komunat, shoqërinë civile dhe donatorët për të siguruar që ligji për barazi gjinore është i zbatueshëm në të gjitha fushat.