Fillon Misioni për Monitorimin e orientuar drejt rezultateve

Prishtinë, 09 prill 2020

Në kudër të Programit IPA për Bashkëpunim Ndërkufitar, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, sot, Bashkimi Evropian përmes ekipit të ekspertëve të jashtëm, ka filluar misionin on-line për “Monitorimin e Orientuar drejt Rezultateve”. Gjithashtu, ky mision përfshinë edhe monitorimin e shtatë projekteve, të financuara nga thirrja e parë për propozime të Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë misionit, filimisht do të zhvillohen intervistat online me stafin e Sekretariatit të Përbashkët teknik të programit, ndërsa javën tjetër intervistat vazhdojnë me strukturat operative, përfituesit e projekteve, po ashtu edhe partnerët e tyre nga zonat e programit ndërkufitar.

Monitorimi i orientuar drejt rezultateve (ROM) është sistem i monitorimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, që synon të forcojë kontrollin e brendshëm, përgjegjshmërinë dhe aftësinë e menaxhimit të Komisionit Evropian, duke u fokusuar në rezultate.